image Capello vjen me idenë e vitit, kërkon një ndryshim të çuditshëm në VAR

Futboll

Polemikat/ Capello vjen me idenë e vitit, kërkon një ndryshim të çuditshëm në VAR

news image

Ish-trajneri Fabio Capello ka dhënë një ide mjaft interesante në lidhje me gjykimin e VAR-it në futboll.

Ai mendon se duhet vendosur një ish-futbollist në dhomën e gjykimit.

Penalltia e dytë e fituar nga Juventusi në ndeshjen kundër Fiorentinës ka hapur polemika të forta në Itali, transmeton Gazeta Sinjali.

“Duhet kuptuar se pse nuk vendosin një ish-futbollist, i cili di si të sillet dhe do të ndihmonte VAR-in. Është një botë e mbyllur, për fat të keq“, deklaroi Fabio Capello.

Ai rikujtoi polemikat pas gabimeve në ndeshjen Juventus-Fiorentina.

“Gjykimi ka ndryshuar shumë, po mundohen të bëjnë gjërat e duhura për t’u përmirësuar, por pamë si gabuan në rastin e penalltisë së Juventusit”, tha Capello. /Gazeta Sinjali/