image Camila Cabello shuan dyshimet rreth ndarjes me të dashurin Shawn Mendes

Bota e Yjeve

Camila Cabello shuan dyshimet rreth ndarjes me të dashurin Shawn Mendes

news image

Ditët e fundit në mediat e huaja është folur shumë mbi marrëdhënien e Camila Cabello dhe Shawn Mendes. Mendohej se dyshja e artistëve ishin ndarë për shkak se kishin muaj që nuk shfaqeshin së bashku madje të pakta kanë qenë edhe postimet e tyre në rrjetet sociale krah njëri-tjetrit.

Teksa të gjithë nisën të aludojnë rreth një ndarje, vjen reagimi i këngëtares së famshme duke hedhur poshtë çdo teori. Ajo i ka bërë një dedikim të dashurit të saj i cili sapo ka lansuar albumin muzikor të radhës.

“Botës i duhet pak magji në këto momente të vështira. I dashuri im, jam kaq krenare për ty dhe shumë e emocionuar që njerëzit të dëgjojnë albumin që e ke bërë me gjithë zemër.” -shkroi ajo duke vërtetuar që janë ende bashkë. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CFxKrkmpMPJ/?utm_source=ig_web_copy_link