image Shawn Mendes tregon se a është ndarë nga Camila Cabello

Bota e Yjeve

Showbiz/ Shawn Mendes tregon se a është ndarë nga Camila Cabello

news image

Dy artistët e njohur me famë botërore Shawn Mendes dhe Camila Cabello, së fundmi kanë qenë kryetemë e mediave botërore.

Dyshja është komentuar për lidhjen e tyre të dashurisë, ndërsa kohëve të fundit në internet kanë qarkulluar komente të ndryshme se ata i kanë dhënë fund kësaj romance. Këto komente kanë ardhur pasi çifti fshiu nga rrjetet sociale videon virale të puthjes së tyre.

Menjëherë pas këtij momenti, Shawn ndau me të gjithë një moment tjetër romantik pranë të dashurës, duke hedhur poshtë faktin se ata janë ndarë.

https://www.instagram.com/p/B30gxgkgsIY/

Mendes ka sqaruar gjithashtu se nuk mendonte se ajo video do të përhapej aq shumë dhe do të komentohej edhe negativisht, ndaj vendosi ta fshijë.

Kujtojmë se romanca e Shawn dhe Camila ka nisur muaj më parë, që prej momentit kur dyshja sollën projektin muzikor me titull ‘Senorita’./Gazeta Sinjali/