image Performanca mahnitëse e Shawn Mendes dhe Camila Cabellos në "MTV VMA 2019"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Performanca mahnitëse e Shawn Mendes dhe Camila Cabellos në “MTV VMA 2019”

news image

Mbrëmë në New Jeresy është mbajtur edicioni i 36-të, i ndarjes së çmimeve vjetore të MTV Video Music Awards 2019.

Krahas çmimeve që janë ndarë, në këtë ceremoni pati edhe performanca të jashtëzakonshme nga artistët e njohur.

Njëri ndër çiftet më të reja të showbizit ndërkombëtar është Shawn Mendes dhe Camila Cabello, transmeton Sinjali.

Dyshja mbrëmë interpretuan këngë “Seniorita”, ku i dhuruan publikut një performancë mahnitëse.

Ata kënduan aq shumë pranë njëri-tjetrit, teksa prekeshin dhe shikoheshin në sy.

https://www.youtube.com/watch?v=O6gdUM3ffRQ

Kujtojmë që dyshja janë duke shijuar suksesin e këngës “Seniorita” që e publikuan në muajin qershor. Kënga deri më tani numëron mbi 510 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/