image California raporton mbi 400 mijë raste me koronavirus

Botë

California raporton mbi 400 mijë raste me koronavirus

news image

California raportoi më shumë se 400 mijë raste të reja me koronavirus, duke u bërë kështu shteti i dytë amerikan pas New York-ut me më shumë raste.

Shteti më i populluar amerikan ka gjithsej 400 mijë e 116 raste , ndërsa California do të renditej në vendin e pestë në botë sa i përket rasteve me koronavirus.

New York-u aktualisht ka mbi 412 mijë e 800 raste gjithsej dhe mesatarisht ka nga 700 raste të reja në ditë.

Megjithatë, numrat në shtetin kalifornian po rriten me një mesatare prej 8 mijë e 300 raste në ditë, shkruan Aljazeera.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, kanë parashikuar që numri i vdekjeve mund të arrijë deri më 157 mijë persona brenda njëzet ditëve. /Gazeta Sinjali/