California raportoi më shumë se 400 mijë raste të reja me koronavirus, duke u bërë kështu shteti i dytë amerikan pas New York-ut me më shumë raste.
Shteti më i populluar amerikan ka gjithsej 400 mijë e 116 raste , ndërsa California do të renditej në vendin e pestë në botë sa i përket rasteve me koronavirus.
New York-u aktualisht ka mbi 412 mijë e 800 raste gjithsej dhe mesatarisht ka nga 700 raste të reja në ditë.
Megjithatë, numrat në shtetin kalifornian po rriten me një mesatare prej 8 mijë e 300 raste në ditë, shkruan Aljazeera.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, kanë parashikuar që numri i vdekjeve mund të arrijë deri më 157 mijë persona brenda njëzet ditëve. /Gazeta Sinjali/