image Caktohet trupi gjykues në çështjen kundër Thaçit e të tjerëve

Drejtësi

Caktohet trupi gjykues në çështjen kundër Thaçit e të tjerëve

news image

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekateriana Trendafilova e ka caktuar trupin gjykues në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, me këtë përbërje: Charles Smith III, Christoph Barthe, Genël Mettraux dhe Fergal Gaynor, gjykatës rezervë.

Dhomat e Specializuara njofotjnë se Gjykatësi i procedurës paraprake Nikola Giju ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë se dosja e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të jetë gati për t’ia kaluar trupit gjykues më 15 dhjetor 2022.

Më tje në njoftimin e DhSK-së thuhet se rrjedhimisht, sot, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës caktoi trupin gjykues II në këtë çështje, në përbërje nga gjykatësit, Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë).

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

/GazetaSinjali/