Orari për ndeshjet e fazës çerekfinale në Kupën e Italisë tashmë është konfirmuar, shkruan Sporti në Sinjali.
Ndeshjet do të zhvillohet gjatë këtij muaji, teksa sonte do të mësohet edhe skuadra e fundit që do sigurojë kalimin në këtë fazë.
Sonte është duke u zhvilluar ndeshja mes Lazios dhe Parmas, me fituesin e kësaj ndeshje që do takohet me Atalantan.
Orari i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Italisë:
Inter-Milan (26 janar, 20:45).
Atalanta-Lazio / Parma (27 janar, 17:45).
Juventus-SPAL (27 janar, 20:45).
Napoli-Spezia (28 janar, 21:00).