Gazeta Sinjali ditë më parë kishte raportuar për arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 200 mijë euro që t’i shisnin në Shqipëri.
Burimet e Sinjalit kanë bërë më dije se ndaj të dyshuarve Bajram Shala dhe Astrit Kasumi është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Të dyshuarit ishin arrestuar nga policia në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës, ku u kapën në flagrancë duke bërë shitblerjen e parave falso, në këmbim të një shume të parave origjinale.
Gjithashtu, nga të dyshuarit janë konfiskuar nga 12 mijë euro para të falsifikuara, si dhe është sekuestruar një veturë. /Gazeta Sinjali/