image Si është e mundur: Futbollistët e Kosovës e kishin ditur para ndeshjes rezultatin me Malin e Zi

Futboll

Sport/ Si është e mundur: Futbollistët e Kosovës e kishin ditur para ndeshjes rezultatin me Malin e Zi

news image

Kosova ka mposhtur mbrëmë Malin e Zi me rezultat 2 me 0. Të njëjtin rezultat futbollistët e Kombëtares së Kosovës veç se e kishin ditur edhe para fillimit të ndeshjes.

Në një urim që futbollistët dhe stafi i Kombëtares së Kosovës i kishin bërë menaxherit të Kosovës në futboll, Bajram Shalës, zbulohet se ata e kishin ditur rezultatin e ndeshjes.

Ata i kishin dhuruar një tortë me mbishkrimin 2 me 0 për ditëlindjen e tij.

“Ju faleminderit shumë të gjithëve për urimet e shumta për datëlindje, e sidomos lojtarëve dhe staffit të Kombëtares për urimin special edhe premtimin që dhuratën e vërtetë do të ma bëjnë sonte!. Rezultatin e kanë përcaktu shokët s’ po jua prishi”, ka shkruar Shala në Instagramin e tij./Gazeta Sinjali/