Dy bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore u çaktivizuan me sukses sot në Dortmund, disa orë pasi mijëra persona u evakuuan nga zonat përreth, thanë zyrtarët.
Bombat britanike dhe amerikane me peshë 250 kg secila u çaktivizuan dhe zyrtarët shtuan se fillimisht ata menduan se ishin katër bomba, raporton AP.
Dy spitale aty pranë u evakuuan dhe banorët e rrugëve përreth – 14,000 prej tyre – u vendosën në shkolla dhe u kërkuan të mos i afroheshin zonës ku u zbuluan bombat.
Stacioni i trenit ishte gjithashtu i mbyllur, ndërsa linjat e trenit ishin devijuar.
Para se ekspertët të çaktivizonin bombat, helikopterët mbikëqyrnin zonën.
Bombat e pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore shpesh gjenden në Gjermani, dhe çaktivizimi i tyre shpesh kërkon evakuimin e një numri të madh njerëzish. /Gazeta Sinjali/