image Cakolli i PDK-së publikon rezultatin e 5 kandidatëve të VV-së pas rinumërimit, thotë se u janë shtuar vota

Cakolli i PDK-së publikon rezultatin e 5 kandidatëve të VV-së pas rinumërimit, thotë se u janë shtuar vota

news image

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, ka publikuar një tabelë, për të cilën pretendon se është nga një vendvotim në Gjilan, në të cilën shihet se kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë u janë shtuar votat, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë gjë Cakolli e ka quajtur “vjedhje industriale e votës”.

Sipas tij, këta kandidatë, në mesin e të cilëve është edhe Liburn Aliu e Donika Gërvalla, kanë manipuluar komisionerët.

Me këtë rast Cakolli ka kërkuar që të ketë rinumërim.

“Vjedhje industriale të votës paska pasur edhe në mesin e “engjëjve” të VV-së. Në vendvotimin 0401X/14 në Gjilan, pas rinumërimit po del se eksponent të lartë VV-së kanë manipuluar komisionerët duke shumëfishuar votat e tyre. Shikoni tabelën më poshtë dhe bindeni se ska rrugë tjetër përpos Rinumërimit”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/