Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, pritet që nesër ta vizitojë Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, Cakaj do të pritet nga homologu i tij, ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca.
“Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z.Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Njoftohet se takimi mes tyre do të fillojë nesër në ora 10:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e MPJ-së./Gazeta Sinjali/