image Cakaj: Duhet të takohemi së shpejti për konkretizimin e dy marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

Kosovë

Takim/ Cakaj: Duhet të takohemi së shpejti për konkretizimin e dy marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri

news image

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur para mediave pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Cakaj tha se kanë biseduar sot me Konjufcën për zgjerim të bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe se duhet të krijojnë një platformë të përbashkët politike.

“Jam i lumtur që jam në Kosovë për dy arsye, po vi në një periudhë sapo është formuar qeveria, për t’i dhënë shtysë të re bashkëpunimit mes dy vendeve dhe e dyta është mbajtja e bisedave që zhvilluam sot për të zgjeruar bashkëpunimin.. Duhet të krijojmë një platformë të përbashkët politike ”, ka thënë ai.

Ministri shqiptar tha se do të takohen së shpejti dy ministrit në Shkodër për t’i diskutuar dy marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/