image Cakaj bisedon për dialogun dhe liberalizimin e vizave me ministrat e Jashtëm të vendeve baltike

Kosovë

Cakaj bisedon për dialogun dhe liberalizimin e vizave me ministrat e Jashtëm të vendeve baltike

news image

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka biseduar sot me ministrat e Jashtëm të vendeve baltike për dialogun Kosovë-Serbi.

Cakaj ka thënë se Serbia duhet ta njohë integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues. Ky është përfundimi i vetëm që garanton një marrëveshje të qëndrueshme në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Sipas Cakajt liberalizimi i vizave duhet të bëhet sa më parë për kosovarët.

“Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat me Republikën e Kosovës sa me parë, në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e nevojshme para qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka kultivuar me çdo kusht frymën evropiane në rajon. Ndaj, është tepër e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza një orë e më parë”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2673980549538236/?type=3&theater