Një filxhan çaji përveç se kënaq shqisat dhe shijen, është i pasur plot e përplot me shëndet të mirë. Bimët me të cilat mund të përfitoni një filxhan çaji janë po ashtu të panumërta dhe shumë aromatike.
Të gjithë këto erëza aromatike ndihmojnë në qetësimin e organizmin e rrugëve të frymëmarrjes. Rozmarina do t’ju ndihmojë me uljen e temperaturës, gjethet e dafinës kanë veti detoksi, ato largojnë të gjitha bakteret dhe infeksionet nga trupi. Nenexhiku ju largon dhimbjet e kokës dhe çliron frymëmarrjen ndërsa çaji i malit është një antioksidues natyral plot vlera. Përveç këtyre vlerave, aroma që do të marrë shtëpija juaj është një proces qetësimi më vete. Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij çaji.
Përbërësit
3 degë çaj mali
3-4 gjethe gjethe dafine
2 degë rozmarine
3-4 fletë nenexhik ose mente
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e çaji ‘AgroWeb’ ju këshillon që të mbushni një ibrik të thellë me ujë të pijshëm. Ndërkohë lani mirë të gjithë përbërësit e mësipërm dhe bëni gati zjarrin. Vendoseni ibrikun në zjarr që të ziejë dhe pas disa minutash, shtoni brenda të gjithë degët dhe erëzat e përmendura në recetë. Mbylleni ibrikun me kapak dhe lëreni të ziejë për 20 minuta, derisa të gjithë përbërësit të lëshojnë aromën e tyre karakteristike.
Kullojeni lëngun e çajit që do të ketë marrë ngjyrë të kaftë të errët dhe mund ta shërbeni nëpër gota. Një mënyrë tjetër është ta hidhni direkt nga ibriku në filxhanët me të cilët do ta konsumoni. Duke qenë se ky kombinim çaji është shumë aromatik nuk ka nevojë për ëmbëlsues, por për ata që e preferojnë këtë shije mund të shtoni edhe një lugë mjaltë lulesh. /Gazeta Sinjali/