Kompani të njohura në Itali kanë propozuar projekte për të zhvilluar sezonin e plazhit këtë vit, por në kushte më të sigurta për të penguar dhe infektimet e reja nga koronavirusi.
Sipas gazetës La Repubblica, një kompani nga Modena ka hedhur idenë e zhvillimit të sezonit veror, duke projektuar rrethimin e shezloneve në plazh, apo restoranteve me xham. Siç shihet nga pamjet e projektuara nga firma italiane, qytetarët do të mund të shijojnë diellin dhe rërën, por të rrethuar me xhama mbrojtës nga personat e tjerë në plazh.
Ndërkohë që e njëjta gjë propozohet të aplikohet edhe në restorante. Në tavolina propozohet të vendoset një xham mbrojtës, i cili nuk do të lejojë që personin që ke përballë të mund ta kontaminosh apo t’i hedhësh padashje spërklat teksa jeni duke komunikuar.
Përfaqësuesit e kompanisë private zotohen se mund të ndërtojnë çdo madhësi të këtij projekti. Ndërkohë që nënsekretarja e Shëndetit në Itali, Sandra Zampa është shprehur për La Repucblica se:
“Me këtë mënyrë do të mund të mendojmë edhe për planifikimin e pushimeve tona me masat e nevojshme të kujdesit, sepse nuk pritet një vaksinë për virusin, por me masat e duhura mund të kemi një terapi për ta mbajtur virusin nën kontroll. Kur mendon se të qëndrosh mbyllur në shtëpi, kur qyteti do të jetë përvëlues prej temperaturave të nxehta të korrikut dhe kushtit, kjo i fut ankth kujtdo”, tha ajo./Gazeta Sinjali/