image Grenell: Qeveria Kurti refuzoi paratë e ShBA-së për gazin

Politikë

Grenell: Qeveria Kurti refuzoi paratë e ShBA-së për gazin

news image

Ish Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se akuzat e opinionistit serb Dusan Janjiç se ai paguhet nga Serbia janë të pavërteta. Grenell ka folur edhe për punën e gazit, duke thënë se Kosova ka refuzuar të pranojë para nga ShBA për të shtyrë përpara projektin e gazit.

Ne kemi parë këtë opinionistin nga Serbia që ka bërë këtë akuzën e rëndë për mua se jam duke u paguar nga Serbia. Kjo s’është e vërtetë aspak. Është lajm i rremë. Nuk mendoj se mediat duhet të raportojnë një gjë të tillë. Është thashethem. Mediat kanë përgjegjësinë të raportojnë vetëm faktet”, ka thënë ai.

Duke e quajtur përdorimin e qymyrit si të dëmshëm, Grenell ka kritikuar qeverinë Kurti për refuzim të të hollave të ShBA-së për projektin e gazit që sipas tij do të ishte më i lirë.

Në Kosovë është nevoja që të hiqet qymyri nga përdorimi. Është i dëmshëm. Çfarë kemi parë prej qeverisë aktuale është një refuzim për të hollat e ShBA-së për gazin. Do të ishte më lirë dhe më e shëndetshme për njerëzit e Kosovës. Do të dëshiroja që ambasada amerikane të ishte më e qartë në këtë drejtim. Ata e humbën mundësinë që të jenë më të qartë”, tha ai për t7.

Tutje, ish ambasadori amerikan në Gjermani u shpreh se Administrata Biden duhet të jetë më agresive në Ballkan

Ideja që SHBA-ja është duke pritur Brukselin është frustruese. Ne duam të shohim më shumë veprime sa i përket dialogut. Administrata Biden duhet të jetë më agresive. Ata duhet të jenë më aktivë në Balkan duke e caktuar një Emisar Special. Nuk e kam parë Joe Bidenin duke folur për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Grenell.

/GazetaSinjali/