image Bylbyl Sokoli: Sporti i Kosovës shënon ngritje

Futboll

Bylbyl Sokoli: Sporti i Kosovës shënon ngritje

news image

Për sukseset dhe sfidat e vitit që po lëm pas për Sinjali Sportiv ka folur edhe trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli.

Trajneri i skuadrës gjilanase tha se një nga sfidat e tij ishte ndërtimi i një baze të mirë, shkruan Sinjali Sportiv.

Konsolidimi i  ekipit që unë e udhëheq dhe të ndërtojmë një bazë të mirë për sukseset e ardhshme”.

Sokoli tha se sporti i Kosovës në përgjithësi ka shënuar ngritje mirëpo duhet ende më shumë investime

Sporti i Kosovës shënon ngritje të lehtë  në të gjitha aspektet por na duhen edhe më shumë investime”.

Kurse, duke folur për cilësinë e skuadrave kosovare, Sokoli tha se thuajse janë të barabarta mirëpo konkurrenca është në ngritje.

Një pjesë e skuadrave thuajse janë të cilësisë së barabart. Konkurrenca është në ngritje e sipër”.

Pandemia ka pasur ndikim në sportin botëror dhe sigurisht edhe tek ne ka ndikuar shumë. Pres organizim më të mirë dhe ngritje të cilësisë së sportit në Kosovë”, deklaroi Bylbyl Sokoli.

/Sinjali Sportiv/