Gazetari, Berat Buzhala i ka reaguar ashpër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasi ky i fundit e përmendi në statusin e tij në Facebook, ku deklaroi se publikimin e përgjimeve dhe protestën e veteranëve e sheh si “luftë hibride” të Vuçiqit.
Buzhala thotë se është hera e parë “që ministri i Punëve të Brendshme sulmon kaq brutalisht dhe kaq pa fakte gazetaret”, teksa shton se për Sveçlën, sipas tij, për incizimet “problemi është pse i kemi publiku, e jo pse ka folë Mimoza”.
“Te dashtun kolege gazetare, pjesetare te shoqerise civile, parti opozitare, diplomate te huaj:
– Eshte hera e pare qe ministri i Puneve te Brendshme sulmon kaq brutalisht dhe kaq pa fakte gazetaret. Xhelali nuk po na sulmon ne mediat, po ju sulmon ju. Po e blen heshtjen e juje.
– Ai po thote qe incizimet i kam marre ne Beograd ose nga Beogradi, nga Vuciqi, ama asnje fjale nuk e thote per Mimoza Kusarin. Per Xhelalin problemi eshte pse i kemi publiku, e jo pse ka fole Mimoza.
– Qysh t’doni. Per veti e keni. Mos e mbroni Beratin, as Vehbine. Ju jeni ne rend. Ne rend nga kjo qeveri eshte shefi i opozites, pjesetari i shoqerise civile, eshte kushdo qe realisht e godet kete qeveri atje ku kesaj i dhemb”, tha gazetari Buzhala.