image Butrint Imerit tregon për dashurinë që merr nga fansat

Showbiz/ Butrint Imerit tregon për dashurinë që merr nga fansat

news image

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm të momentit. Ai ka sjellë projekte muzikore të ndryshme, të cilat janë kthyer menjëherë në hite. Së fundmi artisti ka ndarë disa video në ‘Instagram-in’ e tij, ku ajo çfarë bie në sy janë fansat e shumtë të cilët duan ta fotografojnë dhe ta takojnë.

“Një ditë tjetër në zyrë”, ka shkruar Imeri krah postimit më të fundit në rrjetet sociale. Në video duket dhe atmosfera e fansave, të cilët kanë shijuar çdo këngë të Imerit.

Ndonëse nuk ka kaluar shumë ditë nga projekti më i fundit ‘Për një dashuri’ në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, Butrinti zbuloi me anë të një komenti në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të sjellë një tjetër bashkëpunim.

https://www.instagram.com/p/B9M3A_yFcfr/