Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të pëlqyer shqiptar. Ai përgjatë viteve me zërin e tij unik ka arritur të fitojë dashurinë e shumë njerëzve, të cilët nuk hezitojnë t’i ofrojnë mbështetje atij në çdo kohë.
Krahas muzikës, Butrinti është tejet aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në profilin e tij në Instagram, artisti ka publikuar një letër që e ka pranuar nga daja i tij, avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha.
Përmes kësaj letre, krahas “sherreve” që artisti ka bërë kur ishte i vogël, bëhet e ditur gjithashtu se emrin ia ka lënë daja i tij.
“Sonte, përmes këtyre vargjeve, dua të ta përkujtoj që dashuria dhe admirimi për ty më ka shoqëruar akoma pa lindur ti, dua ta dish poashtu se, kur ti erdhe në këtë jetë ti ishe një mrekulli e vërtetë dhe jo rastësisht unë ta vura emrin Butrint“, thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar artistit.
Kujtojmë se Butrint Imeri ka paralajmëruar se do të publikojë këngën e re “M’ke rrejt” më 14 dhjetor, të cilën do ta shoqëroj edhe me videoklip./Gazeta Sinjali/