Artisti i njohur shqiptar, Butrint Imeri, edhe njëherë dëshmoi fuqishëm se është vërtetë një yll i estradës muzikore shqiptare.
Butrinti gjatë vitit 2019, punoi pa u lodhur duke sjellur për publikun hite të njëpasnjëshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Për të I suksesshëm filloi edhe viti 2020, duke treguar kështu sukseset e këtij artisti të ri në moshë me një repertuar hitesh.
Në listën e publikuar nga “Top Awards”, Butrinti është njëri prej këngëtarëve më të adhuruar për publikun. Ai rrëmbeu shtatë vendet e para, duke dëshmuar kështu se fansat e përkrahin me besnikëri dhe pa asnjë kompromis në çdo moment.
Kujtojmë se kënga “M’ke rrejt” është publikuar më 14 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/