image Butrint Imeri e “ndezë" koncertin në Zvicër

Bota e Yjeve

Butrint Imeri e “ndezë” koncertin në Zvicër

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri tashmë ka nisur sezonin vjeshtor të koncerteve. Në pamundësi për t’i mbushur klubet e natës në Kosovë, për shkak të masave, Butrinti po i “kall” koncertet në diasporë. 

Së fundmi këngëtari ka “ndezur” njërin nga klubet  në Luzern të Zvicrës, ku ka argëtuar fansat e tij tejmase.

“Çka mendoni ju?”, ishte një pyetje që Butrinti e ka bërë poshtë videos së shpërndarë në Instagram, ku shihet një numër i madh i fansave të tij. 

E padyshim se Butrinti po i tejkalon edhe ato “çka po mendojmë ne”, me sukseset e tij të njëpasnjëshme.

Kujtojmë se kënga e fundit e Butrintit, “Kuku” është shndërruar shpejt në një hit viral në Internet dhe deri tani ka 9.4 milionë klikime.

View this post on Instagram

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official)

/GazetaSinjali/