image Butrint Imeri drekon me guximtarët e Policisë, në shenjë nderimi për policët e rënë në detyrë - FOTO - Sinjali

Butrint Imeri drekon me guximtarët e Policisë, në shenjë nderimi për policët e rënë në detyrë – FOTO

news image

Me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore për 21 zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës, një ndër artistët më të dashur dhe të respektuar të estradës sonë, Butrint Imeri, në shenjë nderimi drekoi me disa nga pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në foton e publikuar nga Butrinti, në rrjetin social Instagram, shihen rreth 10 policë krah tij, të cilët së bashku drekuan në një nga lokalet e kryeqytetit.

Imeri është njëri nga këngëtarët që shquhet për respektim të uniformës së Policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të shtetit.

Ai asnjëherë nuk ka nguruar që të tregojë se sa shumë i nderon dhe i respekton ata që na mbrojnë dhe punojnë për sigurinë tonë.

“Ligji është për të gjithë. Ne të gjithë jemi njëjtë. Unë gjithmonë kam pasur sjellje të mirë ndaj policëve. Ata punojnë me orare të gjata, kanë punë shumë. Me pasë sjellje të keqe ndaj policëve është mosrespekt”, pati thënë artisti në një nga emisionet në Kosovë.

E siç duket, këngëtari ka gjetur një moment mjaft të mirë, që në krah të guximtarëve të Policisë, t’i nderojë të gjithë policët e Kosovës që kanë rënë derisa ishin në kryerje të detyrës.

Më poshtë mund ta shihni fotografinë e publikuar nga Butrinti:

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin