Në orët e para të së shtunës në qytetin e Ferizajt ndodhi një ngjarje tragjike, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”, ndërsa i dyshuar kryesor për këtë vrasje është Qendrim Januzi, vëllai i reperit Buta.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë, reperi Betim Januzi i njohur si Buta.
“I falënderoj krejt per mesazhet mbështetëse per Qendrimin se nuk po muj me jau kthy krejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetareve” duhet me ju ardh marre per krejt kto rrena, shpifje e njollosje qe menxi presin me i shpik per dy klikime mashume. Shyqyr njerzit janë t’meçem e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”.