image Pamje ekskluzive/ Momenti i vrasjes së rëndë në Ferizaj, dorasi e vret 30-vjeçarin në sy të Policisë - Sinjali

Pamje ekskluzive/ Momenti i vrasjes së rëndë në Ferizaj, dorasi e vret 30-vjeçarin në sy të Policisë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e Ferizajt, ku si pasojë e një përleshje ku u përdorë edhe armë zjarri, ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ndërsa mbeti i plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit.

Sipas pamjeve, aty shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje.

Ata ishin ndalur për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë shtatë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.

Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhrin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar kah zyrtari policor .

Për të zmbrapsur rrezikun dhe për të ndaluar personin e dyshuar për vrasjen e rëndë, pjesëtari i Policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të Januzit, duke e goditur në nofull dhe si pasojë e plagëve, i dyshuari menjëherë u pasivizua.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin