image Busquets mendon se Messi do qëndrojë, veçse i duhet kohë për vendosur

Futboll

Busquets mendon se Messi do qëndrojë, veçse i duhet kohë për vendosur

news image

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka folur për të ardhmen e bashkëlojtarit Lionel Messi.

Messi është agjent i lirë, pasi kontrata i ka skaduar, andaj ka të drejtën t’i bashkohet cilës do skuadër që dëshiron.

Spanjolli ka besim të plotë që Messi do rinovojë kontratën, por ka kërkuar që duhet t’i jepet kohë.

“Duhet t’i japim Leo më shumë kohë. Kam besim të plotë te presidenti dhe njerëzit që janë duke punuar për klubin dhe besoj që e mira do vijë. Gjithashtu mendoj se Leo dëshiron të qëndrojë”.

“Më e mirë është që të luajmë se bashku për vitet e ardhshme. Koeman ka bërë punë të shkëlqyer, projektit i duhet stabilitet”.

“E dimë se është kohë e vështirë për klubin dhe jemi në dijeni sa vështirë është të transferojmë lojtarë dhe të ndërtojmë skuadër, por jemi të sigurt se gjithçka do jetë mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Spanja nesër do përballet në gjysmëfinale të “Euro 2020” ndaj Italisë. /Gazeta Sinjali Sporti/