Mesfushori i Barcelonës do të mirëpriste ish-shokun e skuadrës, Lionel Messin, në Camp Nou me ‘krahë hapur’ nëse një marrëveshje mund të arrihet në verën e 2022.
Është folur se fituesi i shtatë topave të artë mund të rikthejë hapat e tij drejt Katalonisë pasi kaloi një sezon zhgënjyes në kryeqytetin francez, shkruan Sinjali Sport.
Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka lënë një derë të hapur për Messin që t’i bashkohet radhëve të tij, me Busquets duke e bërë të qartë se ai do të ishte një tjetër që do të mirëpriste me krahë hapur nëse ai vendos të largohet nga PSG.
Busquets tha: “Largimi i Messit ishte i vështirë dhe na tronditi në fillim. Sigurisht që do të doja të rikthehej Messi, por ai ka një kontratë me një ekip tjetër. Është gjithashtu e ndërlikuar për shkak të mënyrës se si ai na la. Askush tjetër nuk na ka dhënë atë që bëri Messi. Më mungon dhe jam i sigurt që edhe unë i mungoj atij. Xavi tha se dyert e Messit janë të hapura për t’u rikthyer. Unë do t’i jap atij kapitenin, ai ka respektin dhe admirimin tim“, është shprehur mesfushori.
Barça, e cila shijoi një epokë të jashtëzakonshme suksesi me yjet e rritur nën drejtimin e Pep Guardiola dhe Luis Enrique, aktualisht është në proces rindërtimi për të ardhmen.
Fituesi i Kupës së Botës Busquets mbetet pjesë e këtyre planeve për momentin, në moshën 33-vjeçare dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re përtej 2023-ës, pasi nuk ka dëshirë të luajë për një ekip tjetër në Evropë.