Një grua dyshohet se është vrarë mbrëmë nga bashkëshorti i saj në Prizren. Këtë informacion e ka dhënë mëngjesin e sotëm policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina”, raporton Sinjali.
I dyshuari kryesor i kësaj vrasje B.V i lindur në vitin 1958 është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm”, tha policia, transmeton Sinjali.
“Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej policia jep detaje se, “Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshari ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshuari dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”./Sinjali/