Fushata kundër dhunës ndaj gruas ende është duke vazhduar, mirëpo deri më tani nuk është se ka pasur efekt në zvogëlimin e rasteve të kësaj natyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, një grua shtetase e Shqipërisë vazhdimisht ka qenë pre e dhunës në familje dhe këtë herë ka vendosur që ta raportojë bashkëshortin e saj në Polici.
Burime të afërta me viktimën kanë njoftuar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Po ashtu të njëjta burime tregojnë se viktima është dërguar në strehimore.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe të njëjtit e kanë konfirmuar rastin.
“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit nga prokurori”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Gazeta Sinjali/