image Burri sulmon ish-gruan dhe djalin 9-vjeçar në Vushtrri

Siguri

Burri sulmon ish-gruan dhe djalin 9-vjeçar në Vushtrri

news image

Në rrugën “Fatime Hetemi” në Vushtrri, dje rreth orës 14:00, janë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sulm”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se në Qendrën për Punë Sociale kishte ndodhur një problem ndërmjet një çifti të shkurorëzuar dhe familjarëve të tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali, persona të afërt me ankuesen bëjnë të ditur se ajo dje kishte pasur takim me ish-bashkëshortin dhe me fëmijën e tyre, djalin 9-vjeç dhe pas këtij takimi, derisa kishin dalë nga QPS, në oborrin e kësaj ndërtese kishte filluar konflikti në mes tyre.

Këto burime kanë thënë për Sinjalin se ish-bashkëshorti e sulmoi djalin e tyre 9-vjeçar, të cilit i shkaktoi edhe gërvishtje.

Gazeta Sinjali merr vesh se pasi që ka parë këtë situatë të ndodhte, për t’i dalë në ndihmë vajzës dhe nipit, në këtë konflikt u përfshi edhe babai i ankueses.

Burimet e Sinjalit brenda policisë njoftojnë se nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një thikë dhe që të dy të arrestuarit janë intervistuar nga prokurori. /GazetaSinjali/