image Burri shkon dhe e kërcënon bashkëshorten në vendin e punës në Gjakovë

Siguri

Burri shkon dhe e kërcënon bashkëshorten në vendin e punës në Gjakovë

news image

Banorët e lagjes “Sadik Stavileci” në Gjakovë ditën e 29 tetorit kanë qenë dëshmitar të një kërcënimi që një burrë ia ka bërë bashkëshortes së tij.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë thënë se përderisa një grua ishte duke punuar në vendin e saj të punës në këtë lagje, bashkëshorti i saj ka hyrë brenda dhe ka filluar  t`i bëjë presion që të kthehet në shtëpi dhe ta lë punën.

Sipas këtyre sinjalizuesve, ai madje e ka kërcënuar bashkëshorten e tij që nëse nuk e dëgjon do të ketë pasoja.

Gazeta Sinjali nga familjarët e viktimës merr vesh se si pasojë e këtij kërcënimi ajo është ndjerë e frikësuar dhe ka kërkuar urdhërmbrojtje. /Gazeta Sinjali/