Një grua nga fshati Partesh, Komuna e Gjilanit është kanosur nga bashkëshorti i saj.
Bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ndërsa kjo e fundit për shkaqe të sigurisë së bashku me vajzën e saj është strehuar tek fqinjët e saj, transmeton Gazeta Sinjali.
Kurse, bashkëshorti i saj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte kanosë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e cila për shkak të sigurisë së bashku me vajzën e saj të mitur ishte strehuar te një fqinj i saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës. –