image Burri rrah gruan për 8 Mars, e bën për spital

Kosovë

Raporti/ Burri rrah gruan për 8 Mars, e bën për spital

news image

Një person nga fshati Dardhishtë i Obiliqit është arrestuar pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njofton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje, më 8 Mars që njihet botërisht si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

 I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/