Mbrëmë në fshatin Damjan të Gjakovës është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Gjakovë kanë bërë të ditur se viktima kishte marrë shumë lëndime me ç’rast edhe ishte dërguar për tretman mjekësor.
Gjithashtu ky burim ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Gazeta Sinjali.
Një rasti i ngjashëm ka ndodhur edhe Prizren, ku një grua është ankuar se bashkëshorti i saj vazhdimisht ushtron dhunë fizikie ndaj saj.
Burime brenda Policisë në Prizren kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rastet e dhunës në familje janë bërë fenomen në shoqërinë kosovare, është e pamundur që një ditë të mos raportohet për ndonjë rast të tillë. Shpesh këto raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.