Një çift janë përleshur sot rreth orës 12:20 në veturën e tyre, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, raporton Sinjali. Lëndime trupore kanë pësuar të dy, mësohet se burri ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Rreth orës 12:20 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në një veturë. Një çift ka pasur mosmarrëveshje mes vete më pas janë përleshur fizikisht, të njejtit janë shoqëruar nga policia dhe janë në stacionin e policisë. Burri ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Lëndime trupore kanë pësuar të dy dhe rasti po trajtohet si dhunë në familje”, tha Rugova për Sinjalin.