image "Burri nuk e han fjalën" - flet mësimdhënësi që e kërcënoi me jetë Ramiz Lladrovcin

Kosovë

Reagim/ “Burri nuk e han fjalën” – flet mësimdhënësi që e kërcënoi me jetë Ramiz Lladrovcin

news image

Remzi Gërguri, ish-mësimdhënësi i cili kërcënoi me jetë kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin ka thënë se ky i fundit po i han fjaltë e veta.

“Po i han fjaltë e veta, burri se han fjalën, burri ështe burrë. Unë jam kanë ushtar me vlla të tij, dhe ligji neve na mundëson kur jemi një me një, na kemi të drejtë punësimi, si veteran kemi përparësi”, ka deklaruar Gërguri për T7.

Gërgui u dënua sot me gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për kërcënimin me jetë ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së djeshme për kërcënimin që Gërguri i kishte bërë Ramiz Lladrovcit.

Burime të sigurta i kishin bërë me dije Gazetës Sinjali se përmes Viber-it, ish-mësimdhënësi i ka thënë Lladrovcit se: “do të shkojë gjaku deri në gu (gju), nëse nuk kanë të drejtë konkurrimi edhe personat jashtë sistemit arsimor në konkursin e brendshëm”./Gazeta Sinjali/