Një person derisa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, dje rreth orës 13:30, në Gjakovë, është rrëzuar në tokë pa ndjenja shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës ku më pas është ndarë nga jeta.
“Viktima mashkull për deri sa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, është rrëzuar në tokë pa ndjenja. Me autoambulancë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.