Dje një person është arrestuar në komunën e Ferizajt, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një femër.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, tha policia përmes raportit 24 orësh transmeton Sinjali.