image Burri në Prizren zgjedh të festojë me armë për dasmë, përfundon në Polici

Siguri

Burri në Prizren zgjedh të festojë me armë për dasmë, përfundon në Polici

news image

Kosovarët si merakli të armëve i përdorin ato edhe në shenjë gëzimi për festa e evente të ndryshme. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person në fshatin Rogovë të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Njësitet policore kanë dalë në vendin ku po mbahej ahengu familjar, pasi kanë marrë informatën se atje janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sinjali mëson se aty kanë takuar personin e dyshuar, i cili para zyrtarëve policorë ka pranuar se ka shtënë me armën e tij në ajër, me ç’rast është konfiskuar arma që dyshohet se u përdor në rast bashkë me një karikator dhe fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij ësht iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

/GazetaSinjali/