image Burri në Prishtinë e bën llom gruan e tij, përfundon në ndalim policor

Siguri

Burri në Prishtinë e bën llom gruan e tij, përfundon në ndalim policor

news image

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Çdo ditë gra e vajza raportojnë në Polici se janë viktima të dhunës që përjetojnë nga bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Me dhunë dyshohet se është përballur edhe një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj në Polici mbrëmjen e kaluar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 27-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë tmerrin që dyshohet se ia shkaktoi bashkëshorti i saj.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima bashkë me fëmijët është dërguar në strehimore.

/GazetaSinjali/