image Burri në Lipjan sulmon gruan me mjet të fortë

Siguri

Burri në Lipjan sulmon gruan me mjet të fortë

news image

Në fshatin Vrellë të Magurës në Lipjan, një burrë ka sulmuar me mjet të fortë bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se është arrestuar burri nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Për shkak të lëndimeve, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00.

/GazetaSinjali/