Në fshatin Vrellë të Magurës në Lipjan, një burrë ka sulmuar me mjet të fortë bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë rast, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se është arrestuar burri nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Për shkak të lëndimeve, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00.