Dje në Ranillug është raportuar për një rast të dhunës në familje. Policia njofton se një burrë nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe familjarëve të tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Kurse, pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.