Edhe më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, qytetarët ndodh që të hasin në mjete të dyshimta të pashpërthyera, të cilat mund t’i përkasin asaj kohe, raporton Gazeta Sinjali.
Dy mjete të dyshimta i ka gjetur edhe një banor i fshatit Strellc i Epërm në Deçan, i cili ka hasur në to shumë pak metra larg shtëpisë së fundit në atë zonë.
Sinjali mëson se ai ka lajmëruar Policinë, të cilët bashkë me njësinë e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë parë se mjetet e dyshimta ishin tromblona.
Ekipi i deminimit ka bërë tërhejqen e sigurt të mjeteve dhe deminimin e tyre.