image Burri e rrah gruan e tij në Pejë, lirohet nga policia

Siguri

Burri e rrah gruan e tij në Pejë, lirohet nga policia

news image

Çdo ditë në forma të ndryshme është duke u kundërshtuar përdorimi i dhunës në familje, sidomos për rastet kur burri e rrah bashkëshorten e tij e që këto raste janë shumë të shpeshta.

Rrjetet e grave, organizatat jo qeveritare vazhdimisht dalin me statistika të cilat shfaqin dhunën që i bëhet gruas.

Numër të lartë të rasteve në këto statistika përbëjnë viktimat femra që nuk guxojnë të raportojnë mbi dhunën që ushtrohet ndaj tyre çdo ditë, raporton Gazeta Sinjali.

Vetëm dje në polici janë raportuar dy raste ku burri e ka sulmuar bashkëshorten fizikisht, njëri rast ka ndodhur në Pejë, kurse tjetri në Gjakovë.

Mbrëmë nën ndikimin e alkoolit, burri nga Gjakova e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, por nuk e ka kursyer as babain e tij, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar si dhe me udhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa në rastin tjetër në Pejë, i dyshuari e ka rrahë aq fort bashkëshorten e tij sa i është dashur që të marrë edhe trajtim mjekësor për plagët që i janë shkaktuar nga bashkëshorti.

Por, dënimi i vetëm që i është dhënë të dyshuarit është intervistimi nga Polica, pasi që me urdhër të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/