image "Buronin nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë"/ Postimi prekës i gruas së Astrit Ademaj, që u vra mbrëmë në Pejë

Sociale

“Buronin nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë”/ Postimi prekës i gruas së Astrit Ademaj, që u vra mbrëmë në Pejë

news image

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj, është njëra nga dy viktimat që mbetën të vrarë mbrëmë në një lokal afër Shkollës Ekonomike, në Pejë.

Vrasja e tij dhe e bashkëpartiakut të tij, Blerand Kadrijaj, tronditi qytetin e Pejës dhe gjithë Kosovën.

Sot, bashkëshortja e Ademajt ka shkruar disa fjalë prekëse për vdekjen e tij, duke ia përmendur edhe djalin e tyre të vogël, i cili nuk ka filluar ende klasën e parë.

“17 vite i kaluam së bashku me të mira e me vështirësi, por çdo gjë ishe e lehtë kur kishim afër njëri-tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu, Aelen e Buronin, që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë, që të vazhdoj t’i rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe, Lamtumirë”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/