image Bulliqi tregon se ideja për ta përqafuar lisin ishte e Kurtit

Kosovë

Bulliqi tregon se ideja për ta përqafuar lisin ishte e Kurtit

news image

Kryetari i sapozgjedhur në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur rreth fotografisë së famshme në të cilin shihet ai së bashku me liderin e VV-së, Albin Kurti, duke përqafuar një lis, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka treguar se ideja për ta përqafuar trungun ishte e Kurtit dhe se pjesë e fotografisë ka qenë edhe një person tjetër por që nuk shihet pasi që është në kahun tjetër të trungut.

Bulliqi tha se arsyeja kryesore që u bë kjo fotografi është të dihej se sa persona duhen për ta rrethuar në tërësi perimetrin e tij.

“Ishim në një lokalitet gjatë fushatës zgjedhore, vizituam një prodhues të drithrave, edhe në afërsi të atij objekti ishte ky trung i plepit. Në bisedë e sipër duke diskutuar, na thanë që vjetërsia e këtij trungu ishte diku 600 vjeçare.

E kishte një perimetër shumë të madh dhe nga kureshtja për të parë perimetrin me zotin Kurti, por e kemi edhe një person nga ana tjetër e fotografisë që nuk duket, të cilët nga kureshtja e perimetrit të këtij trungu, deshëm të dimë se sa njerëz duhen për ta përmbyllë këtë trung”, ka thënë Bulliqi në TV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/