image Bulliqi thotë se vaksinat e ndara për stafin mjekësor në Podujevë janë të pamjaftueshme

Shëndetësi

Bulliqi thotë se vaksinat e ndara për stafin mjekësor në Podujevë janë të pamjaftueshme

news image

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Podujevë kanë arritur sot 150 vaksinat e para, të destinuara për vaksinimin e stafit shëndetësor.

Sipas njoftimit të Komunës, sot në këtë qendër ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Driton Veliu.

Bulliqi tha se kjo sasi është e pamjaftueshme, pasi që në këtë komunë janë 250 punonjës shëndetësorë, shkuan Gazeta Sinjali.

“Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me instancat relevante për të siguruar sa më shumë vaksina, sepse kjo shumë është e pamjaftueshme për t’i vaksinuar vetëm stafin shëndetësorë, sepse në komunën tonë janë rreth 250 mantelbardhë”, citohet të ketë thënë ai.

I pari i Podujevës ka falënderuar stafin e QKMF-së për angazhimin e tyre në përballje me pandeminë dhe u zotua se ata do të jenë prioritet për t’u vaksinuar.

“Falënderoj stafin e specializuar të QKMF-së për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm. Ata janë në vijën e parë të frontit gjatë gjithë kësaj kohe dhe meritojnë të jenë të parët edhe në vaksinim. Duke e konsideruar prioritet kryesor vaksinimin e tyre, unë nuk do të vaksionohem në këtë periudhë me qëllim që t’u japim përparësi personelit shëndetësorë”, citohet të ketë thënë ai.

Ai u ka bërë apel punëtorëve shëndetësorë, por edhe qytetarëve, që të vaksionohen, sepse sipas tij kjo është mundësia e vetme që t’i japim fund pandemisë Covid-19./Gazeta Sinjali/